Arrestohet një qytetar i Shkupit i kërkuar me fletëarrest

Në lagjen Triangla të Shkupit në orën 18:20, disa nëpunës policorë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar – Sektori për kërkime e arrestuan G.K. (25) nga Shkupi.

Për të, kumtoi sot MPB, është shpallur fletëarrestim lidhur me nenin 236 paragrafi 1 i KP të RMV-së, për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vitesh.

Siç theksojnë nga MPB, personi do të dërgohet në institucion ndëshkues përmirësues.