Arrestohet një polic shqiptar në Shkup, ja çka bëri!?

Një polic nga Shkupi ka kërkuar 100 euro që të mos shkruajë gjobë për shkelje në trafik, por është arrestuar pasi që qytetari e ka paraqitur në polici, ka njoftuar
Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev. Ai në profilin e tij në Fejsbuk njoftoi se është privuar nga liria zyrtari policor B.Xh., dhe te ai janë gjetur 6.000 denarë të cilat kanë qenë të përpunuara në krim teknikë.
Burime të Gazetës Lajm thonë se bëhet fjalë për polic shqiptar nga Shkupi, por policia mohon ta bëjë të ditur zyrtarisht perkatesinë e tij etnike.

“Një zyrtar policor me qëllim që të mos ndërmarrë veprime zyrtare në kuptimin e përgatitjes së urdhrit të pagesës për shkelje në trafik ka kërkuar dhe pranuar ryshfet. Nga ana e zyrtarëve policor është arrestuar në vendin ku paraprakisht është marrë vesh që t’i jepet ryshfeti. MPB në koordinim me Prokurorinë Publike ka marrë masa për veprim të mëtutjeshëm”, shkruan Çulev.