Një person është arrestuar në fshatin Dumnicë nga Policia Kufitare, pasi teksa policia po kontrollonte dy automjete, u zënë 30 dele të cilat dyshohet të jenë kontrabanduar nga Serbia.
Njëri nga drejtuesit e automjeteve u largua në drejtim të panjohur.
“Raportohet se janë ndaluar dy automjete, dhe gjatë kontrollit janë gjetur 30 dele që dyshohet të jenë kontrabanduar nga Serbia. Njëri nga drejtuesit e automjeteve është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa drejtuesi tjetër mashkull kosovar është arrestuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit automjetet dhe malli i dorëzohen doganës me procedurë të mëtejme.



