Arrestohet një person nga Tetova i kërkuar me urdhërarrest

Sot (10 nëntor 2020) rreth orës 19.00, oficerët e policisë nga NjP Zherovjan, në bazë të një urdhri, e kanë arrestuar personi B.S. (26) nga Çellopeku i Tetovës, i cili kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetësh. B.S ngarkohet me veprën penale “vjedhje të rënda” nga neni 236 i Kodit Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

26 vjeçari B.S. nga Çellopeku i Tetovës do të dorëzohet në institucionin korrektues.