Policia gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 17:30 minuta në rrugën “Llazar Trpovski” në Shkup, në bazë të një urdhri gjyqësor , ka privuar nga liria 24 vjeçarin D.G. nga Shkupi. Sipas njoftimit të MPB-së, ndaj personit në fjalë ishte lëshuar një urdhër-arrest qendror nga Prokuroria Themelore Publike e Velesit, për shkak të dyshimit “prodhim dhe lëshim në qarkullim të substancave narkotike”. D.G. është ndaluar në stacionin policor në Bit Pazar, për procedura të mëtejme.
Lajme Arrestohet një person nga Shkupi, kërkohej me urdhër-arrest qendror