SPB-ja e Kumanovës bën me dije se mëngjesin e sotëm zyrtarët policorë të Komanovës kanë privuar nga liria shtetasin R.I.(20) nga fshati Llojanë, Likovë, pasi personit në fjalë gjatë një kontrolli nga zyrtarët policorë në banesën e tij i janë sekuestruar fara kanabisi dhe marihuanë.
“Sot (14.03.2023) në ora 10:45, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale – Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave, Armëve dhe Lëndëve të Rrezikshme kanë privuar R.I.(20) nga fshati Llojanë, Likovë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, u gjetën dhe sekuestruan fara marihuanë dhe kanabis. Ai është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
Maqedoni Arrestohet një person nga Likova, i sekuestrohet marihuanë dhe fara kanabisi