Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se sulmoi seksualisht një grua

Është arrestuar një person në Gjilan, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Me 09.04.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare.  I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.