Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ngacmoi seksualisht një vajzë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Malishevë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një femër.

Rasti i ngacmimit ka ndodhur ditën e enjte, rreth orës 16:00.

“Më 18.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftim.