Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Suharekë

Një tjetër i dyshuar është arrestuar në lidhje me një rast dhunimi të raportuar më 26 shtator 2024 në Suharekë.

Sipas policisë i dyshuari, një qytetar kosovar, u arrestua të mërkurën dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Hetimet për rastin po vazhdojnë, ndërsa autoritetet janë duke punuar për të zbardhur të gjitha rrethanat që lidhen me ngjarjen.