Arrestohet një i arratisur nga burgu i Strumicës, ishte dënuar me pesë vite burg

Man's hand is locked with the handcuffs

MPB Maqedoni njofton se dje (05.02.2026) në orën 15:25 në Radovish, zyrtarët policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë, arrestuan E.B. (23) nga Radovishi.

“Ai u dënua me pesë vjet e 10 muaj burg për veprën penale “vjedhje e rëndë”, dhe kërkohej me urdhër për arratisje nga Burgu i Strumicës, ku kishte tre vjet e tetë muaj dënim për të vuajtur”.

“Personi u dërgua në Qendrën Korrektuese të Burgut të Strumicës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit”, thonë nga MPB.