Arrestohet një hajdut në Shkup, i dënuar me tre vjet burg

Me datë 01.03.2024, në ora 06:55, në rrugën “Zendel Xhemail” në Shkup, zyrtarë policorë nga Grupi Operativ për Kërkime në SPB Shkup kanë kërkuar O.B.(58) nga fshati Ognjanci, Shkup. Ai kërkohej me urdhër qendror në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burgim prej tre vjetësh për veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal.

Personi është dorëzuar në stacionin e policisë në Gazi Babë dhe më pas do të dërgohet për vuajtje të dënimit në institucionin penal kompetent.