Arrestohet një grua në aeroportin “Adem Jashari”, dyshohet për vjedhje

Një grua është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nën dyshimin për vjedhe.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 21 mars 2025, ndërsa e dyshuara gjatë intervistimit e ka pranuar veprën.

“Më 13.07.2025 është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj për arsye se e njëjta dyshohet se kishte kryer vjedhje më 21.03.2025 në pronën e ankuesit kosovar. E dyshuara gjatë intervistimit e ka pranuar veprën dhe e njëjta me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.