Arrestohet një grabitës në Tetovë

Më 26 maj 2022, rreth orës 13:10 në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar 39-vjeçarin nga Tetova B.A. për shkak të dyshimit se në fund të vitit të kaluar dhe këtë vit ka kryer dy vjedhje të rënda dhe një grabitje në furra buke në Tetovë.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse.