Më datë 07.03.2026, në orën 18:30, në një fshat të Ohrit, zyrtarët policorë nga SPB Ohër kanë privuar nga liria personin D.B. (39) nga po i njëjti fshat.
Ndërhyrja ka pasuar pas një denoncimi paraprak se në shtëpinë familjare, ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka sulmuar atë me një send plastik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.




