Arrestohet një 30-vjeçare nga Shkupi, kërkohej me fletarrest

Zyrtarë policorë nga SPB-ja e Prilep bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme kanë ndaluar shtetasen me inicialet M.D.(30) nga Shkupi. Ajo kërkohej për vuajtje të masës së paraburgimit për vjedhje të kryer nga neni 237 i Kodit Penal. Bashkë me të është ndaluar edhe shtetasi I.B.(50) nga fshati Desovë e Prilepit, nën dyshimin se ka kryer vepër penale nga neni 191 i Kodit Penal. Shtetasja M.D. do të dërgohet në në Institucionin Ndëshkues Korrektues kompetent për të vuajtur masën e paraburgimit.