Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Xibër të Klosit, ku është gjetur i pajetë një burrë rreth 65 vjeç.
E, në lidhje me këtë autori i vrasjes së 65-vjeçarit në Klos është arrestuar në Tiranë këtë mëngjes.
Mësohet se autori është kushëri me viktimën Selim Velsula.
Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, autori dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Velsula u gjet mbrëmjen e së mërkurës buzë rrugës në Xibër pa shenja jete.
Viktimës i janë gjetur disa plagë me thikë në trup, teksa policia po punon për zbardhjen e detajeve.
Nuk dihet ende motivi i vrasjes së 65-vjeçarit, ndërsa pritet dëshmia e autorit. /Tch