Arrestohet në Shqipëri miliarderi turk që mashtroi me kriptomonedha

Miliarderi turk, Faruk Fatih Özer, i cili ndodhej në kërkim ndërkombëtar për mashtrim me kriptomonedhat ka përfunduar në prangat e policisë shqiptare.

Sipas burimeve të A2 CNN, është arratisur nga Turqia duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, ndërsa ai ishte parë të qarkullonte edhe në vendin tonë.

Kompania përmes të cilës vepronte Özer, shpalli falimentin, ndërsa ai u shpall në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që është kapur në qytetin e Elbasanit.

Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia më 20 prill me 108 milionë dollarë dhe dyshohet se ka qëndruar për një periudhë edhe në Shqipëri.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke, pasi akuzohet për mashtrim në vlerën e 2 miliardë dollarëve me kriptomonedhat virtuale.