Arrestohet në Serbi shoferi nga Maqedonia që goditi shoferin e ambulancës që po lufton për jetën!

Shoferi i lënduar I ambulances po lufton për jetë, me aparatura frymëmarrjeje artificial, është shtruar në Klinikën e Anestezisë në Qendrën Klinike Universitare në Nish. Shtetasi I Maqedonisë është në paraburgim.

Shoferi I kamionit nga Maqedonia është arrestuar në Serbi, pasi kamioni i tij u përfshi në një aksident të rëndë trafiku, në të cilin u lëndua një shofer ambulance nga Vranja e Serbisë, njofton gazeta “Lajm” dhe “Lajm.TV”, duke u thirrur në mediat serbe.

Aksidenti ndodhi ndërsa automjeti i ambulancës po transportonte një fëmijë në Qendrën Klinike Universitare në Nish. Shoferi i ambulancës, i lindur në vitin 1985, u lëndua rëndë nga përplasja, dhe aktualisht është në spital, dhe mjekët ende po luftojnë për jetën e tij.

Shoferi i lënduar është shtrirë në Klinikën e Anestezisë në Qendrën Klinike Universitare në Nish, ku pas trajtimit fillestar u transferua në Spitalin e Përgjithshëm në Leskovc.

Sipas informacioneve nga mediat serbe, shtetasi i dyshuar I Maqedonisë u arrestua sot, dhe policia urdhëroi që ai të mbahet në paraburgim për 48 orë. Informacioni u konfirmua nga Departamenti i Policisë në Leskovc.

Qendra Shëndetësore në Vranjë shpjegoi se momenti tragjik ndodhi gjatë transportit të një pacienti të vogël. Automjeti i ambulancës po udhëtonte nga Vranja për në Nish, kur u detyrua të ndalet për shkak të një defekti në instalimin elektrik.

Pas aksidentit, shoferi i lënduar u transferua fillimisht në spitalin e Leskovcit, ku iu dha ndihma emergjente dhe u kryen ekzaminimet e nevojshme. Për shkak të seriozitetit të gjendjes, ai u transportua më pas në Nish për trajtim të mëtejshëm.