Arrestohet në Francë ekstremisti shqiptar i majtë, i kërkuar nga Gjermania si pjesë e “Bandës së Çekiçit”

Avokati i shqiptarit Rexhino A. tani ka frikë se nëse klienti i tij ekstradohet në Gjermani, ai do të ekstradohet në Hungari, ashtu siç u ekstradua Maja T., verën e vitit 2024, një deportim i shpallur më vonë i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese Federale

Policia franceze ka arrestuar një ekstremist të majtë shqiptar, i dyshuar si anëtar i grupit të njohur “Banda e Çekiçit”. Sipas mediave gjermane, Rexhino A., i njohur edhe me nofkën “Gino”, kërkohej me urdhër arresti nga autoritetet gjermane.

Rexhino dyshohet se ka sulmuar dhe plagosur rëndë neonazistët në Budapest në shkurt të vitit 2023, së bashku me ekstremistë të tjerë të krahut të majtë nga e ashtuquajtura “Gang Hammer”, siç janë personi jo-binar Maja T. (24) dhe Lina E.

I dyshuari thuhet se në shkurt 2023, së bashku me ekstremistë të tjerë të majtë, mes tyre Maja T. dhe Lina E., kishte sulmuar neonazistë në Budapest, duke shkaktuar plagosje të rënda, raporton noa.al duke cituar gazetën Bild.

Rexhino A. ishte arrestuar më parë në nëntor të vitit 2025, por u lirua në pranverë, pasi Franca kishte refuzuar ekstradimin e tij drejt Hungarisë. Ndërkohë, Maja T. po gjykohet aktualisht në Hungari si pjesë e të njëjtës bandë, ndërsa Lina E. tashmë është dënuar me disa vite burg.

Në Gjermani, procesi gjyqësor kundër kreut të dyshuar të “Bandës së Çekiçit”, Johann Guntermann, vijon në Dresden. Avokati i Rexhino A. ka shprehur shqetësim se në rast transferimi drejt Gjermanisë, klienti i tij mund të ekstradohet më pas në Hungari, siç kishte ndodhur me Maja T., e cila në verën e vitit 2024 u transferua në Hungari, por më pas Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë e shpalli veprimin të paligjshëm.