Arrestohet mësuesi në Shkup! E ngacmoi dhe i kërkoi marrëdhënie seksuale nxënëses

Një mësues 52-vjeçar nga Shkupi është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 18-vjeçare, përcjell TV21. Sipas Policisë, mësuesi i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale nxënëses 18 vjeçe.

“Më 09.03.2026 në orën 17:30, punonjës policie nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkupit arrestuan një burrë 52-vjeçar nga Shkupi, mësues në një shkollë të mesme në zonën e Qendrës, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se gjatë periudhës 25.02.2026 – 02.03.2026 kishte ngacmuar një nxënëse 18-vjeçare dhe i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale. Pas hetimeve të plota dhe dokumentimit të rastit, do të parashtrohet kallëzim i përshtatshëm”, thonë nga MPB.