Arrestohet kumanovari, i gjendet marihuanë në veturë dhe banesë

Sot (23.03.2023) në orën 10:00, zyrtarët e Departamentit kundër Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve pranë MPB-së Kumanovë kanë privuar nga liria shtetasin B.Gj.(34) nga Kumanova. Gjatë një kontrolli nga ana zyrtarëve në automjetin e tij tip “Ford” me targa të Kumanovës i është gjetur marihuanë, më pas është kryer kontroll edhe në banesën e tij ku janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me marijuanë. Ai është ndaluar në stacioni policor dhe pas dokumentacionit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.