Arrestohet kryetari i Federatës së BeH dhe dy persona të tjerë

Kryetari i Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, Fadil Novaliq, drejtor i drejtorisë për mbrojtje civile Fahrudin Solak dhe pronari i kompanisë “Mjedra e argjend” Fikret Hoxhiq mbrëmë janë marrë në pyetje në selinë e Agjencisë shtetërore për hetime dhe mbrojtje (SIPA) në kuadër të hetimit për aferën “respiratorët”.

Ata edhe paraprakisht kanë dhënë deklaratë para hetuesve pasi rastin e ndërmori Prokuroria e BeH.

Të mërkurën policia ia ka marrë telefonin Novaliqit për ekspertizë, me ç’rast duhet të konfirmohet me kë ka kontaktuar ai për blerjen e respiratorëve.

Respiratorët kontestues u blenë nga Kina për 5.3 milionë euro, por janë të papërdorshme në repartet e kujdesit intensiv, kurse hetim duhet të përcaktojë sesi “Mjedra e argjend” mund të importojë respiratorë kur ajo është e regjistruar si kompani e përpunimit dhe kultivimit të frutave dhe perimeve.

Kompania punën e ka fituar me marrëveshje të drejtpërdrejt, ndërsa marrëveshjen e ka nënshkruar Solak.