Arrestohet kontrabandisti, kapen emigrantë nga Siria

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 19:40, në fshatin Kosturinë të Strumicës, policia ka privuar nga liria I.M.(30) nga fshati Gradoshorcë, Komuna e Vasilevës, për shkak se i njëjti dyshohet se ka kontrabanduar emigrantë, përcjell TV21.

“Përkatësisht, rreth orës 19:30 në rrugën rajonale P-1401, në vendin e quajtur “Valandovsko Bërdo”, zyrtarët policorë u kanë dhënë shenjë ndalimi dy veturave të pasagjerëve BMW, me targa të Manastirit dhe Shtipit, por veturat nuk janë ndalur, pas çka, në fshatin Kosturino është ndalur automjeti tip “BMW” me targa të Shtipit, i cili drejtohej nga I.M., në të cilin gjatë kontrollit janë gjetur shtatë emigrantë nga Siria”, shtojnë nga MPB.