Arrestohet japonezi 37 vjeçar, ka bë probleme në qendër të Shkupit

Të mërkurën pasdite, në ora 16 e 50 minuta, policia ka arrestuar 37 vjeçarin me iniciale K.I. nga Japonia në një qendër tregtare në qendër të Shkupit. Sipas MPB-së, japonezi është arrestuar nën akuzën se ka shkelur rendin dhe qetësinë publike, transmeton gazeta Lajm.
Ai është mbajtur në Stacionin policor “Qendër” për procedim të mëtutjeshëm.