Arrestohet ish ministri i Bujqësisë dhe ish drejtori i NP Agro-berza

Policia mëngjesin e sotëm ka kryer disa bastisje në Kumanovë mbi dyshimet pwr shpërdorjme me detyrën zyrtare. Nga burime policore mësojmë se janë arrestuar ish ministri i Bujqwsisw, Trajan Dimkovski dhe ish drejtori i NP Agro-berza, Nimetulla Ramadani. Nën pranga ka përfunduar edhe një zyrtarë tjetër i kësaj ministrie. Pwr momentin nën shoqërimin e policisë po dërgohen në stacionin policorë të Gazi Babës në Shkup.