Arrestohet i mituri, i është gjetur marijuanë

Punonjësit policorë të SPB-Tetovë, mbrëmë rreth orës 21:45, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, e kanë arrestuar një të mitur nga Rakoveci i Tetovës, për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marijuanë.

I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përpilohet parashtresë përkatëse.