Më 25.09.2025, Njësia për Krim të Dhunshëm – Seksioni për Dhunë në Familje pranë SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar kundër D.S. (36) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “lëndim trupor” sipas nenit 130, paragrafi 2 të Kodit Penal.
Sipas kallëzimit, më 23.09.2025, rreth orës 18:00, në shtëpinë familjare në territorin e Gazi Babës, D.S. ka sulmuar fizikisht nënën e saj 68-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Menjëherë pas marrjes së denoncimit, shërbimet policore ndërmorën masat dhe veprimet e nevojshme. D.S. u privua nga liria, ndërsa nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake iu caktua masa e paraburgimit prej 8 ditësh.
Ministria e Punëve të Brendshme thekson se do të vazhdojë me zero tolerancë ndaj dhunës në familje dhe fton qytetarët që të raportojnë çdo rast të ngjashëm.