Arrestohet edhe një i dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se është ndaluar edhe një person (madhor) për 48 orë nën dyshimin për dhunim, lidhur me rastin e 11-vjeçares, në qershor të këtij viti.

Përmes njoftimit për media tutje thuhet se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente.

11-vjeçarja dyshohet se është dhunuar fillimisht në qershor të këtij viti e më pas edhe në gusht, transmeton Klankosova.tv.

Me të arrestuarin e fundit, numri total i të dyshuarve ka shkuar në 12.