Arrestohet djali i cili mbrëmë në Shkup i shkaktoi therrje vdekjeprurëse me thikë babait të tij

Mbrëmë vdiq burri 55 vjeçar prejse gjatë një mosmarrëveshje familjare djali i tij i shkaktoi shumë plagë me thikë. Nëpunësit policor në SPB Shkup mbrëmë e kanë privuar nga liria D.A.(24),
sepse rreth orës 23:15 në rrugën “Bigla” në Shkup, gjatë një mosmarrëveshje familjare me thikë i ka shkaktuar shumë plagë babait të tij S.A. (55), nga të cilat ai ka vdekur në vendin e ngjarjes.Pas dokumentimit të rastit, kundër D.A. do të ngritet parashtresë përkatëse,kumtoi policia./MIA/