Arrestohet dileri nga Shkupi, gjatë bastisjes gjendet drogë

MPB njofton se dje pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve operative, në rajonin e Qendrës është privuar nga liria D.G. (21) nga Shkupi. Gjatë bastisjes, të kryer me urdhër gjyqësor në hapësirat ndihmëse nga ndërtesa të cilat i ka shfrytëzuar personi në fjalë, është gjetur dhe sekuestruar peshore digjitale dhe paketime të marihuanës.

MPB shton se ndaj personit në fjalë do të parashtrohet kallëzim penal për vepër penale, sipas nenit 215 të Kodit Penal.

“Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë me masat dhe aktivitetet e përforcuara në drejtim të parandalimit të tregtisë dhe shitjes së drogave narkotike në territorin e tërë shtetit”, thonë nga MPB.