Arrestohet dhunuesi nga Shkupi, Prokuroria i shqiptoi masën e paraburgimit

Nëpunës e policisë kanë privuar nga liria një shkupjan për shkak të dhunës së kryer para një objekti hotelerie në rajonin e Aerodromit. Të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit prej tetë ditësh, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

“Më 19 gusht 2022 në orën 17:00 nga nëpunës policorë të SPB Shkup në rajonin e Aerdromit nga liria është privuar V.H.(24) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “dhunë” sipas nenit 386 të KP të RMV-së, të kryer më datën 17.08.2022 rreth orë 00:40 minuta ndaj B.B. (25), poashtu nga Shkupi, para objektit gastronomik në qendër tregtare në rajonin e Aerodromit”, theksohet në kumtesën e Ministrisë.

Siç theksojnë nga MPB-ja, në koordinim me Prokuror Publik dhe pas kompletimit të materialit dëshmues është parashtruar kallëzim penal me procedurë të shpejtë, kurse i denoncuari është dërguar para Gjykatësit në procedurë paraprake dhe ndaj të njëjtin është përcaktuar masa e paraburgimit prej 8 ditëve.