Arrestohet banori i Nikushtakut (Likovë), voziste pa patentë shoferi

Policia e Kumanovës (SPB) nëpërmjet buletinit për aktivitetet dhe zhvillimet e fundit, ka bërë të ditur se e ka arrestuar 19-vjeçarin nga fshati Nikushtat i Likovës, i cili po e ngiste veturën pa patentë shoferi. Pasiqë policia paraprakisht e kishte ndaluar me veturë, me ç’rast kishte konstatuar se 19-vjeçari nga Nikushtaku me inciale F.L., nuk ka leje për vozitje, atë e kishte arrestuar konform normave të reja ligjore, duke e dërguar në stacionin policor.
Sipas Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, ngjarja e këtillë kishte ndodhur “më 22 shkurt 2026 rreth orës 16:00 në afërsi të fshatit Nikushtak” komuna e Likovës, ndërsa shoferi po e drejtonte veturën e tipit “Volkswagen Polo”.