Arrestohet 64-vjeçari nga Tetova, sulmoi fizikisht gruan e tij

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njoftoi se gjatë ditës së djeshme është privuar nga liria 64-vjeçari nga një fshat i Tetovës pasi bashkëshortja e tij, 63 vjeçare e denoncoi për sulm fizik ndaj saj.

I dyshuari është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet raport përkatës.

“Pjesëtarë të policisë të SPB-Tetovë, dje (24-mars) në ora 13:00 kanë privuar nga liria 64-vjeçarin K.B. nga një fshat i Tetovës, i cili është raportuar nga bashkëshortja e tij 63-vjeçare se një ditë më parë rreth orës 18:00 e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit dhe kundër tij do të përpilohet parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.