Sektori i Puneve te Brendshme Ohër ka njoftuar se ka parashtruar kallëzim penal kundër K.S.(63) nga Labunishti, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, transmeton TV21.
“Gjatë vitit 2022, i denoncuari, si i punësuar në Parkun Nacional “Galiçica”, ka keqpërdorur pozitën dhe autorizimit zyrtar në mënyrë që në parcelat katestrale nën udhëheqjen e Parkut Nacional “Galiçica”, me vetëdije ka lejuar prerjen ilegale të 377 pemëve dhe me këtë ka arritur pasuri të paligjshme në vlerë prej 114.150 denarë”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.