Arrestohet 55-vjeçari nga Saraji, policia i gjen 26 pako me heroinë

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 55-vjeçar nga Saraji, përcjell TV21. Tek i njëjti policia ka gjetur 26 pako me heroinë.

“Me datë 25.01.2023 në ora 11:35, në zonën e Karposhit, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim pranë SPB-Shkup, e kanë privuar nga liria M.I. (55) nga Saraji i Shkupit, për shkak se te i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 26 pako me heroinë”, thonë nga MPB.