Arrestohet 44 vjeçari nga Tetova, dyshohet për vjedhje

Më 15.08.2021 në orën 08.30, pjesëtarët e policisë nga Stacioni Policor i Tetovës, e kanë privuar nga liria personin O.F. (44) nga Tetova, për arsye se i kishte vjedhur paratë personit H.N. (69) nga Tetova dhe kishte lënduar me një mjet të mprehtë dy persona të cilët e penguan atë të arratisej nga vendi i ngjarjes. Personi O.F. është ndaluar në stacionin policor dhe pasi të dokumentohet plotësisht rasti, do të ngrihen padi adekuate.