Më 9 shkurt 2026, në orët e hershme të mëngjesit, policia e SP Gostivar ka arrestuar një 44-vjeçar nga Gostivari. Ndërhyrja ka pasuar pasi rreth orës 01:25 bashkëshortja e tij, 43 vjeçe, kishte raportuar se ai kishte tentuar të ushtronte dhunë ndaj saj dhe vajzës së tyre. Personi në fjalë është shoqëruar në stacionin policor, ndërsa pas sqarimit dhe dokumentimit të ngjarjes do të ngritet parashtresë përkatëse.
“Më 09.02.2026 në ora 02:15, punonjës policie nga SP Gostivar kanë privuar nga liria një burrë 44-vjeçar nga Gostivari. paraprakisht, në ora 01:25, bashkëshortja e tij 43-vjeçare ka denoncuar se ai ka tentuar t’i sulmojë atë dhe vajzën e tyre. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.





