Arrestohet 42 vjeçari, dyshohet për vjedhje

Gjatë ditës së djeshme, diku rreth orës 18:10, në rrugën ,,Zhivko Brajkovski“ në Gostivar, efektivët e policisë nga SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria E.M. (42) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, i cili më parë kishte kryer vjedhje në një veturë ku kishte vjedhur një çantë femrash në të cilën ka pasur më shumë gjësende. Gjësendet e konfiskuara i janë kthyer pronarit dhe kundër personit E.M. do të përgatitet parashtresë adekuate.