Arrestohet 35-vjeçari nga Kondova, ia vuri flakën veturës

“Privohet nga liria një burrë nga rrethina e Shkupit për djegien e një automjeti, i është caktuar paraburgim

Më 20.09.2025, nëpunës policorë të SPB Shkup privuan nga liria A.G. (35) nga fshati Kondovë, Shkup, pasi i njëjti ditën e njëjtë, rreth orës 09:00 në Kondovë, duke përdorur benzinë, dogji automjetin “Mercedes” me targa të Shkupit, në pronësi të Sh.ĢJ. (51) nga Kondova. SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër A.G. për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 të Kodit Penal, ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup i ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditësh”, thuhet në njoftimin e MPB-së.