Arrestohet 33-vjeçar, kapet duke kontrabanduar imigrantë

MPB njofton se policia ka ndaluar një 33-vjeçar nga Radovishi i cili është kapur duket kontrabanduar imigrnatë.

“Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Jug ngriti kallëzim penal kundër S.R. (33) nga Radovishi për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kontrabandë me imigrantë”.

Më 07.10.2025 në rrugën lokale Bogdanci – fshati Stojakovë, i akuzuari me një automjet pasagjerësh “BMW” mori pjesë si pararendës dhe informoi me telefon dy persona nga Radovishi dhe Bogdanci, të cilët po transportonin 12 migrantë nga Iraku dhe Siria në një automjet “Audi”, për vendosjen e patrullave të policisë”, thonë nga MPB.