Arrestohet 31 vjeçari, mbante me vete thikë dhe radio-lidhje

Gjatë ditës së djeshme zyrtarë policorë kanë privuar nga liria 31 vjeçarin nga Shkupi pasi gjatë kontrollit i kanë gjetur një thikë dhe një radio-lidhje. Ai është dërguar në mbajtje për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale duke shkelur ligjin për armë. Nga policia njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritët kallëzim adekuat penal.