Arrestohet 29-vjeçari në kërkim, shkon në 94 numri i të ndaluarve në kuadër të operacionit antidrogë i shtrirë në gjithë Shqipërinë

Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Tiranë në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.

Bashkë me të bëhen 94 të ndaluar në kuadër të këtij operacioni.

Më parë, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat, në rrugën “Mine Peza”, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi A. Sh., 29 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.