Arrestohet 28 vjeçari nga Çairi pasi ishte shpallur urdhërarrest

Nëpunës të policisë sot arrestuan një person nga Çairi pasi ishte shpallur urdhërarrest, njoftoi MPB.

“Gjatë orës 14 sot nëpunës të policisë nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar – Departamenti për Hetim në territorin e Çairit arrestuan A.Z. (28) pas urdhërarrestit të shpallur në lidhje me nenin 418 dhe nenit 273 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga MPB.

Prej atje theksojnë se personi është dërguar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme.