Arrestohet 21 vjeçari në Shtip

Sot, rreth orës 07:00 policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Strumicë kanë arrestuar B.A.(21) nga Shtipi.

Gjatë bastisjes në vendbanimin e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, në oborr dhe brenda në shtëpi është gjetur dhe marrë marihuanë, bimë kanabisi dhe mjete të tjera, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton TV21.

Është informuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër B.A. do të parashtrohet kallëzim përkatës.