Arrestohet 19 vjeçari nga Kumanova, sulmoi të dashurën e tij 24 vjeçare

Man's hand is locked with the handcuffs

Me datë 19.04.2025 në ora 09.20 në Kumanovë, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria N.G. (19) nga Kumanova, pas denoncimit të mëparshëm nga e dashura e tij 24 vjeçare nga Kumanova, se ai e kishte sulmuar fizikisht rreth orës 08.00 në shtëpinë e tij, njofton MPB.

Nga MPB po ashtu theksojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.