Arrestohen vjedhësit të cilët vodhën para nga një Bankomat në Gostivar

Arrestohen vjedhësit të cilët vodhën para nga një Bankomat në Gostivar, informojnë nga SPB-Tetovë.

“SPB-Tetovë-Departamenti i punëve të Brendshme-Gostivar, ka zbardhur vjedhjen e rëndë e cila ishte kryer më 1 dhjetor të vitit të kaluar në një bankomat të vendosur në një shitore në Gostivar. Deri në Prokurorinë Themelore Publike në Gostivar ka ngritur padi penale kundër pesë personave, M.A (32) dhe R.R (33) nga Svillarja e poshtme e Shkupit, N.R (47) dhe A.B (36) na Haraçina si dhe kundër 24 vjeçarit M.K nga Republika e Shqipërisë. Dy persona N.R dhe A.B janë arrestuar këtë mëngjes, ndërsa persona R.R po mbahet në paraburgim për një vepër tjetër penale. Të pandehurit dyshohet se kanë vjedh 1 milion e 800 mijë denarë nga një Bankomat duke përdorur forcën”, bëjnë të ditur nga SPB-Tetovë.