Arrestohen tre shitës të drogës në Shkup

Mbrëmë (03.03.2021) diku rreth orës 20:00 në Parkun e qytetit në Shkup janë arrestuar tre persona të kapur në flagrancë gjatë shitjes së marijuhanës.

Policia gjatë bastisjes të personave A.R. 23 vjeç, A.O. 21 vjeç dhe një 17 vjeçari, që të gjithë nga Shkupi ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të marijuhanës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave të lartpërmendur do të ngritët padi adekuate.