Dje (11-korrik) rreth orës 15:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, në kryqëzimin e Zdunjës në Gostivar, kanë ndaluar veturën “Opel Omega” me targa të Shkupit, në të cilin janë transportuar , dhe më pas privuar nga liria personat M.S. (51), J.B. (48) dhe E.A. (30), që të tre nga Shkupi, për shkak të dyshimit për përfshirjen e tyre në “prodhimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të lëndëve narkotike”, “vjedhjeve “dhe” vjedhjeve të rënda”.
Tre personat janë ndluar në Stacionin Policor Gostivar për procedura të mëtejshme.
Lajme Arrestohen tre persona nga Shkupi, dyshohen për vjedhje të rënda



