Arrestohen, tek babai u gjet revole pa leje, tek i biri marihuanë

Janë arrestuar dy persona nga Tetova, pasi te njëri është gjetur marihuanë dhe te tjetri një armë zjarri pa dokumentacion.

Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme, dje (21.10.2025) rreth orës 15:40 në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar A.V. (23) nga Tetova, tek i cili është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Më vonë, me urdhër gjykate, është kryer një kontroll në shtëpinë e tij në Tetovë, ku ka qenë i pranishëm edhe babai i tij, B.V. (46). Gjatë kontrollit është gjetur një pistoletë dhe dy karikatorë me gjashtë dhe shtatë plumba, pa dokumentacion përkatës.

Edhe B.V. është arrestuar, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngriten kallëzimet përkatëse, njofton MPB.