Arrestohen prerës ilegalë të drunjve! Autoritetet paralajmërojnë: “Nuk ka të paprekshëm”

Ekipet e NP “Pyjet Kombëtare”, së bashku me Policinë Pyjore, kapën një grup prerësish ilegalë të drunjve që prej kohësh po shkatërronin pyjet e Pllaçkovicës pranë Radovishit. Gjatë aksionit u sekuestruan dy automjete, një motor, dhe mjete të tjera që përdornin druprerësit ilegalë. Për këtë njoftoi zëvendësdrejtori i ndërmarrjres, Kire Mihajllov, i cili shpërndau edhe video nga momenti i kapjes së autorëve. Mihajllov paralajmëroi se të gjithë druprerësit ilegalë do të ndiqen penalisht dhe “nuk do të ketë të paprekshëm” në luftën kundër krimit në pyje./TV21